fbpx

Projekti befasi nga Unikkatil publikohet në duet me Don Phenom

nga Revista Kosovarja

Rap-artisti Unikkatil i befasoi fansat mbrëmjen e së hënës me publikimin e një kënge të re.

Ndonëse një gjë e tillë nuk ishte paralajmëruar, ai solli për fansat këngën e tij më të re në bashkëpunim me anëtarin tjetër të label-it TBA, Don Phenom.

“Je ngulë” mban titullin kjo këngë, e cila është puro hip-hop dhe është punuar nga vet dyshja interpretuese.Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst.

Unikkatili përndryshe këto ditë gjendet në Kosovë, për një koncert gjigant që do të mbajë ditën e nesërme (e martë) në Prizren.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]