fbpx

Projektligji për TRUST-in hidhet në votim të enjten, PDK kërkon votën e deputetëve

nga Revista Kosovarja

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për një seancë të re ketë të enjte më 16 qershor.

Në rend të ditës të kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Fondet Pensionale të Kosovës që parasheh lejimin e tërheqjes së deri në 30 përqind të kursimeve pensionale nga ana e qytetarëve.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje partive të që të reflektojnë karshi kërkesave të qytetarëve.

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga deputetët e shumicës që të reflektojnë lidhur me projektligjin për TRUST-in.

Ndërsa, partia në pushtet vazhdon ta kundërshtojnë propozimin për tërheqjen e 30 përqindëshit nga TRUST-i.

Shefja e Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha sot se kjo iniciativë nuk bën zgjidhje për kategoritë me nevojë në Kosovë.

“Qëndrimi ynë është kundër, pra ka të bëjë me mos mbështetjen e një iniciative që është i dëmshëm për sistemin financiar të Kosovës dhe nuk bën zgjidhje për kategoritë me nevojë në Kosovë”, tha ajo.

Projektligji për TRUST-in ka kaluar për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës, pa marrë miratimin e komisionit përkatës. 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]