fbpx

Prokurori pas rastit të moshuarës: Kemi dyshime që këto raste mund të kenë ndodhur edhe më herët

nga Revista Kosovarja

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Dorian Juniku, ka thënë se prokuroria ka informata edhe për raste tjera të dhunës në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve në Pejë, “Orenda”.

Ai tha se prokuroria është ende në fazën fillestare.

“Jemi në fazën fillestare hetimore, që në fund të kompletojmë rastin dhe të kemi një pasqyrë të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk do të ndalemi deri sa të sqarohet i gjithë rasti”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

“Është autorizuar policia, që të vazhdojë edhe të personelit, por edhe të tjerëve që janë vendosur aty. Kemi dyshime që këto raste mund të kenë ndodhur edhe më herët”, ka thënë ai.

Kujtojmë që sot një person ka rrëfyer edhe një rast të keqtrajtimit të familjares së tij në “Orenda”, derisa zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi tha se edhe për këtë rast kanë filluar hetimet nëse ka elemente të veprës penale.

Për rastin e të moshuarës janë arrestuar tri infermiere, të cilat janë ndaluar për 48 orë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]