fbpx

Protestë për Luizin pak para spektaklit të Big Brother VIP Albania

nga Revista Kosovarja

Luiz Ejlli është kthyer në një nga banorët më të pëlqyer në Big Brother VIP Albania.

Pak para spektaklit të natës së sotme (e shtunë), janë dëgjuar disa zëra duke thirrur emrin e artistit shkodran.

Ata kanë brohoritur vazhdimisht për Luizin, ku janë dëgjuar brenda shtëpisë ku edhe po qëndronin banorët.

Luizi në një moment tha se këtë po e bëjnë pasi po mendojnë se do të largohet sonte.

“Luiz kampion”, tha Kristi, i cili hapi derën dhe po lëvizte përreth dhomës duke u dhënë informacione konkurrentëve.

Më pas, në dhomën e ndjenjës është lëshuar muzikë me zë të lartë që të mos dëgjoheshin më protestuesit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]