fbpx

Protestuesit brohorasin “Poshtë Zajednica”

nga Revista Kosovarja

Derisa në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përfunduar takimi i thirrur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,në sheshin “Zahir Pajaziti” është duke u mbajtur një protestë.

Thirrja për protestë u bë mbrëmë nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja.

I njëjti nuk harroi që edhe sot t’ua përkujtojë qytetarëve që të mblidhen me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

“Pas pak, në ora 12.00, shihemi në SHESHIN ZAHIR PAJAZITI. Qytetaria është garancioni më i mirë se BKS si instrument i Beogradit – nuk kalon”, ka thënë ai.

Në protestë janë duke marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, të cilët kundërshtojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Të njëjtit janë mbledhur njëzëri për të kundërshtuar mundësinë e formimit të Asociacionit, i njohur ndryshe si komunat me shumicë serbe në vend.

Ata kanë brohoritur “Poshtë Zajenica”, term ky i njohur nga protestat e shumta të Lëvizjes Vetëvendosje sa ishin në opozitë e ku kundërshtohej formimi i këtyre komunave, shkruan lajmi.net.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]