fbpx

Pse Adhurim Demi u largua nga seriali ‘ Çka ka shpia’ ?

nga Revista Kosovarja

Ditën e djeshme u ngjall debat mes aktorëve për serialin “Ça ka shpija”, e krejt kjo pasi këshilltari i kryeministrit në detyrë, Luan Dalipi, përmes një statusi në Facebook tha se ky serial nuk ka shije, kreativitet dhe nuk është edukues për fëmijët.

E me këshilltarin u pajtua aktori Nëntor Fetiu, i njohur me rolin e “Korabit” te “Familja moderne”, ku i njëjti tha se secili ka të drejtë të shpreh mendimin e tij, dhe sipas tij televizionet tona nuk kanë prodhim të mirëfilltë.

E për këtë tani ka reaguar edhe aktori i njohur Adhurim Demi i cili vite më parë ishte pjesë e këtij seriali, ku i njëjti ka shkruar se e gjithë kjo është e vërtetë dhe se niveli i njerëzve që shohin atë serial është i ulët artistikisht, prandaj dhe është larguar nga ky serial.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]