fbpx

Pse babai i Albert Krasniqit nuk mori pjesë në varrimin e e të birit?

nga Revista Kosovarja

Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka treguar në Frontal të T7 për vendimin që Skenderi të mos shkojë në varrimin e të birit, Albert Krasniqit.

Avokati tha se vendimin e kanë marrë bashkë me Skender Krasniqin, teksa një propozim të tillë ia ka bërë ai.

“Vendosëm sëbashku që të mos kërkojmë pjesëmarrjen në varrim, unë e propozova dhe ai tha në rregull dhe mirë që s’morri pjesë”, u shpreh avokati.

Ndërkaq Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka thënë se ka komunikuar me të dyshuarin dhe se ai ka deklaruar se vrasjen e të birit Albert Krasniqi e ka bërë në mënyrë aksidentale.

“Kam komunikuar që në momentin e parë me Skenderin dhe krejt çka ka thënë ai është se vrasjen e ka bërë në mënyrë aksidentale, në atë objekt ka kamera nëse ato kamera kanë qenë funksionale unë jam i bindur se do të konfirmohet mbrojtja e Skenderit”, ka thënë avokati.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]