Gjatë muajve të pranverës, nga prilli në qershor, është e zakonshme të shihen tufa bletësh të ulura në degë pemësh apo nën çati.
Ky fenomen i njohur si grumbullim në tufë është një pjesë thelbësore e ciklit natyror të riprodhimit të kolonive të bletëve.
Ky proces ndodh kur mbretëresha e vjetër largohet nga kosherja, e ndjekur nga rreth 40% e kolonisë, për t’i lënë vend një mbretëreshe të re.
Bletët e reja kërkojnë një vend të sigurt për të ngritur një koshere të re dhe gjatë kësaj kohe qëndrojnë të bashkuara në tufë, shpesh për disa ditë.
Skautët eksplorues udhëtojnë në zonë dhe kthehen për të diskutuar me ‘tufën’ mbi vendin më të përshtatshëm për folenë e re. Pasi të arrihet një konsensus, bletët fluturojnë drejt shtëpisë së re, duke ndjekur mbretëreshën e tyre.
Edhe pse kjo dukuri mund të duket e frikshme, bletët në tufë nuk janë zakonisht agresive.
Megjithatë, për të kapur ose zhvendosur një tufë, është thelbësore ndërhyrja e një bletari me përvojë, për të shmangur rrezikun si për njerëzit, ashtu edhe për bletët.
Kjo praktikë i ndihmon bletarët të ruajnë ose zgjerojnë kosheret dhe njëkohësisht ndihmon në mbrojtjen e një specie që po përballet me kërcënime serioze, si pesticidet, humbja e habitatit dhe grabitqarë si marimangat Varroa apo grerëzat aziatike.
Për këtë arsye, nëse shihni një tufë bletësh, mos u alarmoni, thjesht njoftoni një bletar lokal.
Në këtë mënyrë, kontribuoni në ruajtjen e biodiversitetit dhe në mbrojtjen e një pjese të pazëvendësueshme të ekosistemit tonë.