64
Të ftuarit e Met Gala janë emra kryesorë nga bota e Hollivudit, muzikës, politikës, gazetarisë dhe sportit.
Është në dorën e menaxheres së Met Gala që nga viti 1995, kryeredaktores së revistës amerikane “Vogue”, Anna Wintour, për të vendosur se kush do marrë pjesë e kush jo.
I ftuari që nuk do të marrë kurrë ftesën e lakmuar në eventin prestigjioz është ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Ai ka marrë pjesë më parë në Met Gala, por që nga viti 2017 ai nuk ishte i mirëpritur në eventin e madh të modës.