fbpx

Pse duhet të shkoni në Gjakovë për festat e fundvitit?

nga Revista Kosovarja

Secili qytet i Kosovës ka të veçantat e veta: historinë, traditën, kulturën e kulinarinë.

Gjakova është në listen e qyteve me traditë dhe që ka shumë për të treguar e shpalosur para të gjithëve.

Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit.

Por, jo vetëm kaq, pasi në Qarshi dhe kudo nëpër qytet ka gjallëri rinore, lokale të vogla me atmosferë të mrekullueshme dhe restaurante me ushqime që mund të gjenden vetëm aty.

Qyteti i Gjakovës këtë fundvit është një përrallë e vërtet, me dekorin dhe atmosferen e rrallë të fundvitit, shkruan “Kosovarja”.

Më poshtë një galeri fotosh nga maestro i fotografisë, Shkelzen Rexha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]