Pasi Drake publikoi albumin e tij të ri ‘For All the Dogs’ më 6 tetor, disa përdorues të mediave sociale filluan të spekulojnë se ai po ironizonte RiRin në këngën “Fear of Heights”.
Edhe pse reperi nuk përmend asnjë emër në këngë, teksti i tij ka tërhequr vëemndje pasi fansat janë të mendimit se i dedikohet ish-të dashurës së tij.
“Pse e bëjnë të tingëllojë sikur unë jam ende i interesuar për ty?” thotë Drake në këngë. “Kjo nuk mund të jetë kurrë / Kjo vajzë nuk mund të më shkatërrojë / Më mirë ai se unë / Më mirë të mos jem unë.”
Por nuk mbaron me kaq.
“Unë jam anti, unë jam anti,” vazhdon ai, ku pikërisht ‘Anti’ ishte emri i albumit të Rihanna-s të vitit 2016. “Po, dhe seksi ishte mesatar me ty / Po, jam anti sepse e kam bërë me ty”.
Ka prap…
“Kam pasur k*rva më të këqija se ti, TBH,” shton Drake më vonë, me disa dëgjues që mendojnë se ai i referohet edhe partnerit të saj A$AP Rocky. “Po, ai njeri, ai është akoma me ty, nuk mund të të lërë / Shkoni me pushime, vë bast se shkoni në Antilles.”
Afër fundit të këngës, ai gjithashtu thotë, “Ai mund të të çojë në udhëtime dhe ai mund të ketë disa hite / Por, zemër, jo më shumë se unë”.
Rihanna dhe Drake nisën thashetheme për romancë në vitin 2009 dhe kanë bashkëpunuar për hite si “Work”, “Take Care”, “Too Good” dhe “What’s My Name?”. Në vitin 2016, artisti i “Hotline Bling” rrëfeu në MTV VMA se si këngëtarja ishte “dikush me të cilin kam qenë i dashuruar që në moshën 22-vjeçare”. Por në vitin 2018, Rihanna konfirmoi për Vogue se të dy “nuk jemi më miq tani, por ne nuk jemi as armiq”.