fbpx

Pse fluturojnë sorrat

nga Revista Kosovarja

PSE FLUTUROJNË SORRAT

Janë sorra të mërzitshme
Me gjithë atë tërsëllimë
Kur fluturojnë kështu të trembura
Si paralajmëruese të prishjes së motit
Thonë njerëz të mbushur mërzi
Teksa shikojnë sorrat në fluturim
Në mbrëmjen e mbytur në djersë
Po pse këta njerëz nuk e vrasin mendjen
Të kuptojnë çfarë bëjnë ato sorra
Duke fluturuar ashtu të trembura
A ikin ato prej ndokujt
A ndjekin ndokend
Apo mos fluturimi i tyre
Mbrun në vete një fshehtësi
Të pakuptueshme për ata
që nuk duan ta kuptojnë fshehtësinë
Ato kur fluturojnë ashtu të trembura
Më të lehta se sa vetë ajri
që shpërbëhet prej tyre
Si besimtari i përlulur në sexhde
Zotin e tyre gjithë hare e adhurojnë
ndaj nga lumturia fluturojnë.
8 gusht 2011

Milazim Krasniqi 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]