fbpx

Pse jemi gjithmonë të lodhur

nga Revista Kosovarja

Ne të gjithë e përjetojmë lodhjen pas një dite të ngarkuar në punë apo pas një pune të rëndë fizike .

Megjithatë, shumë njerëz ndjenjë vazhdimisht lodhje pavarësisht aktivitetit të tyre ditor. Madje edhe atëherë kur bëhen të gjitha vlerësimet mjekësore dhe vërtetohet se nuk ekziston asnjë arsye mjekësore e cila e shpjegon lodhjen që ndjejmë. Megjithatë ajo vazhdon të jetë prezent.

Nëse shkaktarët e lodhjes nuk janë të natyrës mjekësore apo fizike atëherë përgjigjen duhet kërkuar tek faktorët psikologjik. Mendja dhe trupi janë në një ndërveprim shumë të ngushtë njëri me tjetrin aq shumë sa që shumica e njerëzve nuk e besojnë. Ndonjëherë problemet psikologjike mund të shndërrohen në probleme trupore aq shumë sa që është e pamundur të kuptohet se shkaku kryesor qëndron në bazën psikologjike të personit. Ndonjëherë ndodh edhe e kundërta p.sh problemet trupore si dhimbjet kronike etj mund të shndërrohen në problem psikologjike si ankthi apo depresioni dhe kështu mendja dhe trupi bëhen të pandashme në përpjekjen tonë për ta definuar një problem.

Kur marrim në konsideratë faktorët psikologjikë atëherë një ndër hapat e parë është edhe vlerësimi i jetës tonë të brendshme emocionale – që do të thotë se duhet shikuar më parë kualitetin sesa “vetë ngjarjen” e përvojave tona ditore. P.sh: t’a vlerësojmë si na bën të ndihemi një përvojë e jo vetëm ta përshkruajmë atë si ngjarje.

Pastaj është me rëndësi të kuptojmë sa jemi të lumtur së pari me jetën tonë, me punën tonë, si qëndrojnë marrëdhëniet tona me të tjerët , si ndjehemi ne me të tjerët në jetën tonë. A ndjehemi të përmbushur? Ndonjëherë lodhja dhe ndjenja e të qe-nurit “poshtë“ vjen si pasojë e ndjenjave të zbrazëtirës dhe mungesës së qëllimeve në jetë. Si përfundim vlerësoni sa jeni i kënaqur me jetën e juaj emocionale dhe psikologjike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]