fbpx

Pse Jerusalemi është qendra kundërthënëse e tri komuniteteve fetare në botë?

nga Revista Kosovarja

E administruar për katër shekuj nga Perandoria Osmane (1517-1917), Jerusalemi, si qytet i shenjtë, ende ka një rëndësi të veçantë për Turqinë, shkruan “Kosovarja”.

Turqia specifikisht e lidhur me Jerusalemin shkaku i historisë dhe fesë, sot shfaqet si pengesa kryesore e Kosovës për shërbim diplomatik të saj në Izrael.

Shtrohet pyetja: Pse Jerusalemi ka shumë rëndësi për myslimanët, krishterët dhe hebrenjtë?

Sulltan Sulejmani e kishte fortifikuar Jerusalemin që të mbrohej nga pushtuesit, si qytet me rëndësi të veçantë.

Një kryeqytet botëror nga historia, ku mbrohej islami, e ku niste edhe haxhi islam, sot nuk mund të pajtohet që Jerusalemi të hebreizohet dhunshëm nga hebrenjtë, që paraqesin fuqi ekonomike botërore dhe arsenal shkatërrimtar armatimi, si dhe shërbim elitar inteligjent.

Djepi i qytetërimit botëror, Jerusalemi, si porti kryesor për Azinë, Afrikën dhe Evropën lidhet me hebrenjtë, meqë në shekullin X Mbreti Davud, kishte shënuar fitoren më të madhe kundër pushtuesve, që synon të rrisnin ekonominë tregtare nëpër Mesdheun Lindor.

Por, kur Turqia tërhoqi sovranitetin mbi Jerusalemin më 1917, Jerusalemi u vu nën vështirësi ekzistimi dhe më 1967 u pushtua nga Izraeli.

Rëndësia e Jerusalemit ka domethënie të veçantë edhe për krishterimin, sepse aty është gozhduar Jezu Krishti.

Haxhi i krishterë, ritualisht dhe me ceremoni fetare për të krishterët bëhet, pikërisht, në këtë qytet.

Sidoqoftë, Jerusalemi është me statut të mbrojtur nga UNESCO dhe njihet si qyteti me më së shumti histori, luftëra, mite dhe legjenda.

Është qyteti ku thyhen edhe shtizat e së ardhmes fetare ndërmjet komuniteteve fetare dhe pika më neuralgjike e formimit të shtetit palestinez. Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]