fbpx

Pse lidhjet e sotme përfundojnë në ndarje?

nga Revista Kosovarja

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar arsyet se përse lidhjet po dështojnë.

Sipas një profesori të psikologjisë sociale, ne thjeshtë jemi idealistë, Eli Finkel, i cili ligjëron në Universitetin Northëester, beson se ne presim shumë nga një lidhje romantike dhe duhet t’i zvogëlojmë pritshmëritë tona për të qenë të kënaqur.

Ai beson se ndryshimet më të mëdha të pritshmërive martesore gjatë 100 viteve të fundit kanë shtuar presion të madh mbi çiftet.

Finkel thotë se nuk duhet të keni turp të kërkoni më pak nga partneri, dhe e ka përsëritur prapë faktin se duhet t’i zvogëloni pritshmëritë në lidhje për të qenë të lumtur.

“Shumë njerëz ngatërrojnë pritshmëritë me standardet. Pritshmëritë projektojnë versionin tënd ideal tek dikush tjetër. Standardet janë një sërë besimesh, sistem vlerash dhe trajtimesh që ti pret t’i shohësh në një individ që ti zgjedh”, thotë Chris Seiter, një këshillues marrëdhëniesh dhe specialist ndarjesh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]