fbpx

“Pse martohesh kur je kaq e bukur?”, mësuesja i la pa fjalë me përgjigjen e saj

nga Revista Kosovarja

Nje mesuese e cila nuk ishte e martuar, pyetej gjithmone nga koleget e saj: “Pse nuk martohesh? Ti je gjithe kjo grua, kaq e bukur, e zgjuar dhe rrezaton miresi. Cfare te pengon?”

Nje dite ajo nuk po mundej me dhe u tha: “Ne lagjen time jetonte nje grua e cila kishte lindur tre vajza. I shoqi e kercenoi me divorc nese edhe femija i katert do te ishte vajze. Koha kaloi dhe fati deshi qe gruaja te linde vajze perseri.

Babai e mer foshnjen dhe donte ta dergonte ne jetimore. Nena e gjore i lutej te mos e largonte femijen nga streha e shtepise dhe i kujtoi atij se ky eshte vullneti i Zotit. Pas shume debatesh, babai pranoi te mos e deboje vajzen por u zotua se kurre nuk do i falte dashuri prinderore.

Kaluan kohe dhe gruaja mbeti shtatzene perseri. E frikesuar dhe ne ankth per gjinine e femijes se fundit, ajo lindi. Por Zoti kishte caktuar qe kete here ata te beheshin me djale. Per fat te keq, vajza e madhe nderroi. Per fat te keq, sa here qe lindte nje djale, atyre u vdiste nje vajze. Ata u bene me tre djem dhe vajza e vetme qe mbeti gjalle, ishte ajo e cila babai donte ta debonte nga shtepia. Vajza dhe djemte u rriten, por nena e shkrete nderroi jete.”

Mesuesja e pamartuar, u drejtohet kolegeve: “A e merni dot me mend se cila eshte ajo vajza qe u rrit me friken e braktisjes? Une jam ajo! Nuk jam martuar sepse tre vellezerit e mi te rritur jane larguar nga shtepia. Ata kane familjet e tyre dhe jetojne shume larg. Babane tim te moshuar e vizitojne nje here ne vit.

Ndersa une perkujdesem per te dhe i sherbej atij. I blej ilacet, e dergoj tek mjeku, i gatuaj, e laj, madje edhe i rruaj fytyren. Sa here kthehem nga puna e futem ne shtepi, babai qan i penduar per ate cka ka bere me mua. Ndersa une i perkedhel koken dhe vijoj ti them: Te kam falur, baba.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]