fbpx

Pse në Kosovë gjithçka po shkon llugë?

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës në Parlamentin Evropian tha në tri gjuhë, fjalinë e ish-Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova: “Liri, pavarësi, demokraci!”. Por, nuk foli edhe për gjendjen aktuale në Kosovë, ku në çdo anë po shkon llugë!

Populli e ka një thënie: “Nusja e mirë, por njërin sy qorr!”. E, kështu po duket gjendja edhe me qeverinë tonë: E bukur, por e verbër!

E bukur se është populliste dhe ata që nuk e njohin matematikën e numrave dhe që nuk kanë lexuar asnjë libër e vlerësojnë nga fjalët e jo nga puna. E, e verbër se ia kanë kthyer shpinën Amerikës!

Kështu, po e ilustroj me një ngjarje jete:
Një djalë ishte ulur në kateteri. Para vetes kishte një gotë të mbushur.

Në moment në kafene hyn një vagabond, duke e hapur derën me shqelm. Të pranishmit frikësohen nga sjellja e tij, e djaloshi s’lëviz nga vendi.

Vagabondi iu ofrua djaloshit, ia mori gotën që e mbante para vetes dhe e pi ujin që ndodhej në të…

Në çast, djaloshi i tha: Nuk po më shkon asgjë mirë. Secilën punë që po e nisi po më dështon!

Së pari, nisa të punoj kamerier, por më përzuri pronari i kafenesë, sepse e derdhja kafen derisa ia e qoja mysafirit…

Pastaj, gjeta punë të hekuros rroba, por edhe aty më përzuri shefi se i djegia teshat!

Tutje gjeta një punë të shisja rroba në rrugë, por më kishte zërë gjumi dhe m’i kishin vjedhur disa sosh e bosi më përzuri nga puna!

Kështu, largim pas largimi, u lodha nga dështimet e përditshme dhe mezi i tubova paratë për të blerë helm që t’i jepja fund jetës.

Por, as helmin s’ma le ta pija, sepse erdhe ti dhe ma pive helmin që e kisha për t’i dhënë fund jetës!

Kështu është edhe me Qeverinë tonë: çdo punë që nis nuk e përfundon kurrë! E, në anën tjetër, flasin për rezultate, për arritje të jashtëzakonshme, e punët po shkojnë llugë, madje më llugë se asnjëherë më parë…

Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]