fbpx

Pse Sidrit Bejleri është penduar në lidhje me Fifin në “The Voice”

nga Revista Kosovarja

Sidrit Bejleri ishte i vetmi që u kthye për Fifin kur ajo këndoi “Mercy on me” në audicionet e fshehura të “The Voice of Albania” në vitin 2011. Rrugëtimi i Fitit në spektaklin muzikor mund të kishte zgjatur më shumë, në rast se Bejleri nuk do ta kishte vendosur përballë një konkurrenti të fortë asokohe.

Në një bisedë në “Ëndërrtjerrësit”, Sidriti u shpreh se është penduar që ka “përplasur” në fazën e betejave Fifin me Lundrim Paçukun, një nga konkurrentët në skuadrën e Sidritit i cili shkoi deri në finale.

“Ishin kaq të drejtë, të sinqertë, sa doja të përplasja ata që ishin [më të ngjashëm]. Jam ndjerë shumë keq kur i përplasa, se ka qenë dueti ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ që u ngrit salla [në këmbë]. Mund të bënte rrugë me tepër Fifi. Ajo dukej. Unë ia kam thënë që ‘artistllikun’ e kishte në gjak, pavarësisht se një 17-vjeçareje mund t’i tolerohen disa luhatje të intonacionit” – tha ai.

Sidriti shtoi se zgjedhjet kanë qenë të vështira se “The Voice” si format ka qenë më i shkurtër se formatet e tjerë të ngjashëm, pra konkurrentët dilnin shumë pak në skenë, diku te 6-7 herë dalje televizive.

Fifi ishte pjesëmarrëse në edicionin e parë të “The Voice of Albania”, ku fituese u shpall Rina Bilurdaku, ndjekur nga Marsela Çibukaj në vendin e dytë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]