fbpx

Pse vrasin njerëzit: Si funksionon mendja e një killeri?

nga Revista Kosovarja

Vrasësit janë njerëzit më të dhunshëm dhe kur vrasin, përmbushin nevoja psikologjike. Ata mund të vrasin dhe të vjedhin, por motivacionet gjenden në kokën e tyre dhe jo në xhepat e tyre. Fakti që vrasin për arsye psikologjike e bën më të lehtë profilizimin e tyre.

Megjithëse nuk mund të ketë shpjegime shteruese, mund të citojmë mjaft arsye që qëndrojnë pas vrasjeve. Siç ka tipe të ndryshme vrasësish, ka edhe motivacione të ndryshme krimesh. Mirëpo tipologjia e shpjeguar në vijim vlen për shumicën e tyre.

Pse njerëzit kryejnë krime?

Njerëzit agresivë kronikë janë ata që frustrohen lehtësisht dhe kanë kontroll të varfër impulsesh. Ata e shprehin shpesh zemërimin, ose armiqësinë e tyre, refuzojnë autoritetin dhe u kundërvihen drejtuesve.

Mirëpo, ka edhe nga ata që e shprehin armiqësinë e tyre me sjellje pasivo-agresive. Besojnë se dhuna ose agresioni janë reagime legjitime ndaj problemeve të ndryshme ndërpersonale në jetë (kur dikush të provokon, ti ia kthen).

Edhe pse nuk e pranojnë kurrë, kënaqësia që marrin vjen nga shprehja e zemërimit, i bën të ndihen të gjallë, u jep pushtet. Shpesh kanë tiparet e një “kërkuesi aventurash”, u pëlqejnë sjelljet e guximshme dhe të pakujdesshme dhe priren të përdorin substanca. Tipikisht dhuna ndodh në kontekste ngacmimesh ose mosmarrëveshjesh.

Tipologjia e dytë përfshin ata që e mbikontrollojnë zemërimin. Këta lloj vrasësish rrallë e shprehin se janë të zemëruar, nuk bërtasin dhe janë emocionalisht të ngurtë. Duket sikur janë të sjellshëm, seriozë dhe esëll dhe rrallë “e humbasin”.

Po ashtu, janë striktë në interpretimin e rregullave, moralisht korrektë dhe e konsiderojnë veten “të mirë”. Ndërsa për të tjerët bëhen shpesh paragjykues, i shohin ata “jo si të mirë”.

Shpesh, pasiviteti që kanë bën që të tjerët të përfitojnë në kurriz të tyre. Mirëpo zemërimi i tyre zien si një tenxhere me presion derisa të shpërthejnë. Kur e bëjnë këtë, të tjerët shprehen kështu: “Ai dukej kaq i mirë, ishte gjithmonë kaq i qetë”.

Tipi i tretë është i lënduari, ai që ndihen se të tjerët nuk e kanë trajtuar kurrë me respekt. Kur “kalojnë”, fajësojnë gjithmonë dikë. Në sytë e tyre, të tjerët e kanë gjithçka më të lehtë. Nuk i pranojnë kritikat.

Në përgjigje të kufizimeve, krijojnë skenare hakmarrjeje, të cilat mund të rrënjosen thellë. Ata zhyten në viktimizimin e tyre dhe janë psikologjikisht impotentë. Dhuna është tregues i hakmarrjes për shkak të “impotencës” për t’u përballur me zemërimin në forma të tjera.

Vrasësi i traumatizuar përgjigjet ndaj një sulmi të vetëm ndaj identitetit të tij. Atij i ndodh diçka potencialisht fyese, e patolerueshme dhe që u heq sensin e fuqisë. Thelbi i ekzistencës (burrërisë) së tyre është se do të shkatërrohen nëse nuk reagojnë. Dhuna e tyre është e parashikueshme dhe mund të parandalohet.

Tipi i radhës është obsesivi, personi i papjekur dhe narcisoid që kërkon dëshpërimisht vëmendje dhe afeksion. Ai nuk e duron dot deprivimin e të mirave, si një foshnje që qan sepse nëna i pret ushqyerjen me gji. Kur deprimohet nga dashuria, vazhdojnë të qajnë, bëjnë thirrje telefonike të përsëritura dhe e ndjekin objektin e obsesionit deri në mendime ose akte vrasjeje. “Nëse s’mund ta kem unë, askush s’mund ta ketë”.

Në grupin e paranoidëve, mund të gjejmë disa tipa: xhelozin, të persekutuarin etj., të cilët kryejnë sjellje që i bëjnë besimet e tyre paranoide të bëhen realitet. Deluzionet mund të arrijnë në pikën ku personi çkontakton mer realitetin deri në çmenduri. I çmenduri nuk e kupton natyrën dhe cilësinë e veprimeve të veta.

Skenari më tipik: ka keqperceptime të realitetit, është i paaftë për sjellje relacionale, ka besime deluzionale që e pengojnë të kuptojë se sjellja e tyre është gabuar, ka mendime psikotike, shkruan Shekulli. Në fund gjejmë thjesht tipin “e keq dhe të zemëruar”.

Një kombinim i të gjitha tipareve të mësipërme: zemërak, hostil, xheloz, i nxehur, impotent, i çrregulluar, i tërhequr nga shoqëria, i papërshtatur në shoqëri dhe i pavlerë

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]