fbpx

Pse zërin tonë e dëgjojmë ndryshe në disa raste?

nga Revista Kosovarja

Shumë nga ne kur flasim zëri ynë na duket ndryshe nga ai që dëgjojmë në një video apo incizim dhe tingëllon krejt ndryshe. Kjo është një situatë që secili nga ne mund ta ketë përjetuar në një moment të jetës së tij.

Deri më tani asnjë mbase nuk ka arritur të japë një shpjegim të tillë se pse ndodh një fenomen i tillë., por arsyeja mund të jetë më e thjeshtë se që keni menduar. Kur e dëgjoni zërin tuaj në një incizim, valët zanore që dalin nga pajisja dhe udhëtojnë deri në veshin tonë përmes ajrit, na bënë të dëgjojmë zërin ndryshe prej si na dëgjojnë njerëzit e tjerë. Po kur e dëgjojmë zërin tonë teksa flasim, e dëgjojmë në dy mënyra: nga jashtë dhe nga brenda. Nga jashtë e dëgjojmë teksa zëri vjen nga goja jonë, pra ky është zëri që dëgjojnë të tjerët. Në të njëjtën kohë ne e dëgjojmë zërin që vjen edhe nga brenda, që shkaktohet nga vibracionet që vijnë nga kordat zanore dhe kalojnë nëpër kokën tonë.

Ndërkohë eshtrat në kafkën tonë e pranojnë frekuencën në anë të vibracioneve, prandaj zëri ynë na duket më i ulët sesa është. Nëse doni të dëgjoni se si tingëllon zëri juaj, atëherë bëni një incizim, ose vetëm mbyllni veshin e majtë dhe flisni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]