fbpx

Publikohet momenti kur Kejvina Kthella goditi me shuplakë Luiz Ejllin

nga Revista Kosovarja

Kejvina Kthella gjatë natës së ‘Prime’ të shtunën e kaluar (14 janar) u përfshi në një debate të fortë me këngëtarin, Luiz Ejlli.

Dy banorët e Big Brother VIP Albania nisën debatin nga një batutë e artisti, gjë që shkaktoi që modelja të revoltohej.

Krahas ofendimeve të rënda drejt Luizit, Kejvina kishte goditur me shuplakë këngëtarin, moment ky që nuk u kap gjatë transmetimit ‘live’ e as nuk u përmend.

Megjithatë, ditëve në vijim banorët kanë diskutuar për këtë, madje Kejvina përveç që e pranoi ajo u shpreh se nuk ndihet e penduar për veprimin.

Sot (e martë) ‘Iconstyle’ ka publikuar momentin kur ajo goditi me shuplakën këngëtarin, madje në dy raste.

Ajo që shihet në video teksa po diskutonin ulur, Kejvina ngritët në këmbë dhe e gjuan me shuplakë Luizin, i cili e ruan qetësinë dhe nuk bën asnjë veprim drejtë saj.

https://www.instagram.com/reel/CngxgwHgYIq/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

Mbetet të shihte nëse sonte produksionin do të ndërmarrë ndonjë mas ndaj modeles për ngjarjen që ka shkaktuar revoltim dhe reagim të madh të publikut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]