fbpx

Publikohet një matje e opinionit sipas së cilës Vetëvendosje ka rënë në 34%

nga Revista Kosovarja

Pas një jave, Qeveria Kurti II mbush një vit e tre muaj prej kur u votua nga Kuvendi për të udhëhequr me vendin.

Mbështetja që e solli në pushtet – e me këtë edhe legjitimiteti – duket se ka rënë drastikisht sipas matjeve të fundit kredibile, e të cilat janë parë edhe nga drejtuesit e Vetëvendosje.

Rreth 170 mijë besues më pak

Në bazë të matjeve të bëra vetëm brenda komunitetit shqiptar, VV i merr jo më shumë se 34% të votave. Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 24.2 për qind dhe PDK me 20.7 për qind. Ndërkohë, AAK arrin të ketë 6 për qind.

Nëse në ekuacion do të futeshin edhe komunitetet tjera, atëherë përqindja e secilës parti do të binte për 3 deri në 5 për qind, çka nënkupton se partia në pushtet është edhe më poshtë se sa që e thonë këto shifra.

Në zgjedhjet e fundit, kjo parti ka pasur mbi 400 mijë vota gjë që nënkupton se ka humbur mbështetjen e afërsisht 160 mijë deri në 170 mijë votave.

Rritjen bindshëm më të madhe sipas kësaj matjeje e ka shënuar LDK-ja gati duke e dyfishuar rezultatin që e kishte në vitin 2021, çka përbën njëkohshëm edhe sinjal të mirë për opozitarizmin e bërë përgjatë kësaj kohe.

Në shifra thuajse të njëjta (17%) ka mbetur PDK-ja e udhëhequr nga Memli Krasniqi, ndërkohë që AAK-ja e Haradinajt rrezikon seriozisht të kalojë pragun.

Rritje domethënëse nuk ka shënuar as PSD-ja por as Lista Guxo.

Në anën tjetër, 11.5 për qind nuk kanë shprehur votën e tyre (refuzoj/pavendosur).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]