fbpx

Publiku duartroket për 14 minuta filmin “Blonde”, aktorja kryesore shpërthen në lot

nga Revista Kosovarja

Ana De Armas shpërtheu në lot ndërsa filmi “Blonde” mori një ovacion 14 minutësh në premierën në Festivalin e Filmit në Venecia. Aktorja 34 vjeçare, e cila luan Marilyn Monroe në film, mori pjesë në debutimin e filmit të enjten, ku mori vlerësime të mira, ndërsa shikuesit mbetën po aq të impresionuar.

Filmi u duartrokit për 14 minuta, gjë që bëri që aktorja kryesore Ana dhe Adrien Brody, i cili luan ish burrin e Monroe, Arthur Miller në Bjonde, të përloteshin. Blonde, prodhuar nga Brad Pitt, ka marrë vlerësime të mira, me performancën e Anës që u cilësua si ‘e jashtëzakonshme’ nga kritikët e shumtë.

Lavdërim: Aktorja, 34 vjeçe, e cila luan Marilyn Monroe në film, u përlot pasi Blonde mori ovacionet më të gjata në Festivalin e Filmit në Venecia të këtij viti.

Kritiku i The Telegraph, Robbie Collin, vlerësoi filmin duke i dhënë katër yje. Duke u ndalur te kritikat se Ana do të përdorte theksin e saj natyral në rol, ai vlerësoi aktroen për interpretimin e Monroe me ‘përpikëri të jashtëzakonshme psikologjike dhe thellësi të vërtetë të ndjenjës’.

Kryesor: Blonde, prodhuar nga Brad Pitt, ka marrë vlerësime të mira nga kritikët, me performancën e Anës që u përshkrua si ‘e jashtëzakonshme’ nga kritikët e shumtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]