fbpx

Pulëbardha “në kërkim” nga marketi, vodhi ushqime me vlerë 350 euro

nga Revista Kosovarja

Pulëbardhat janë zogj sa të bukur aq edhe mistrecë, sidomos kur afrohen në qendrat e banuara.

Duket se kur vjen fjala për ushqim, këta zogj nuk e mbajnë dot veten dhe dalin nga kontrolli.

Një pulëbardhë në Angli, e quajtur “Stiv”, është filmuar nga menaxheri i një marketi duke hyrë disa herë brenda tij dhe duke marrë qese patatinash apo edhe paketime djathi “Chedar”.

Rezulton se nga hyrjet e shpeshta të pulëbardhës në market dhe nga daljet e saj me qese në sqep, është krijuar një dëm prej rreth 350 eurosh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]