fbpx

Pulmologu kosovar: Një shishë është sa 150 cigare

nga Revista Kosovarja

Pulmologu kosovar: Një shishë është sa 150 cigare

Pulmologu kosovar, Shpëtim Thaçi ka thënë se një seancë në shisha bar është sa të thithësh tymin e 150 cigareve.

Në një intervistë për Kiks Kosova, pulmologu Thaçi ka thënë se një seancë në shisha bar është e barasvlershme me tymin e 150 e cigareve, vlerësojnë pulmologët.

Ai madje ka treguar se shishat apo nargjilet janë kancerogjene.

Sipas tij, organet respiratore të njeriut janë të destinuara që të pranojnë vetëm ajër të pastër. Andaj, ekspozimi i tyre ndaj tymit dhe përbërjes së shishave, krijon probleme afatgjate dhe ndikon në rritjen e numrit të personave që vuajnë nga kanceri.

Pasojat e saj mund të vërehen tek më vonë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]