fbpx

Punëtorët teknikë dhe sigurimi i UP’së mbajnë protestë, studentët bojkotojnë mësimin

nga Revista Kosovarja

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit “Hasan Prishtina”, sot do të mbajnë protestë.

Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik / Organizata Studentore “Reforma” do të bojkotojë procesin mësimor, shkaku i grevës së stafit teknik të UP-së dhe gjendjes së krijuar nga papastërtia.

Ditëve të fundit janë parë studentët me vetë-iniciativë duke pastruar hapësirat e objektit të Universitetit të Prishtinës.

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik tash e tri javë janë futur në grevë, si shkak i pakënaqësisë të pagave të ulëta

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]