fbpx

‘Qarten’ vajzat në She’s on Top, puthen në buzë

nga Revista Kosovarja

Ditën e djeshme konkurrentet e “She’s on Top” kanë bërë një lojë me disa sfida mjaft pikante. Njërës nga modeleve i ra si sfidë që të puthte në buzë vajzën që ishte veshur me të njëjtën ngjyrë si ajo.

Teksa modelja shkoi që të puthte konkurrentet, njërën refuzoi që t’a puthte.

E për këtë gjest e ngacmoi gazetari, Elios Shuli. Ky i fundit e pyeti se pse nuk e puthi Joanën dhe ajo u përgjigj:

“E kam thënë që nuk më pëlqejnë shumë buzët e Joanës”.

Menjëherë Joana iu kundërpërgjigj duke thënë: “Buzët e mia janë yll bote”. Elios i sfidoi vajzat duke u thënë nëse mund të ketë një puthje live mes tyre, por Joana refuzoi menjëherë.

@topchanneltvalbania

Modelja puth konkurrentet në buzë, por refuzoi njërën: Nuk më pëlqejnë buzët e saj #ediell #fyp #foryoupage #topchannel #tv #foryou #show #topchannelalbania

♬ original sound – Top Channel TV

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]