fbpx

Qelizat kancerogjene shumohen më tepër teksa pacienti fle

nga Revista Kosovarja

Kanceri ka qenë për vite me radhë një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut dhe pavarësisht zbulimeve të shumta nga shkenva, ende nuk është bërë e mundur një kurë.

Një studim i fundit ka zbuluar se agresiviteti i përhapjes së kancerit mund të ndryshojë gjatë gjumit.

Siç shkruan edhe nature.com, përhapja vdekjeprurëse e kancerit ndodh kryesisht gjatë gjumit, vërejtur edhe nga zbulimi që është bërë nga një analizë e qelizave tumorale njerëzore migruese në qarkullimin e gjakut. Studimi tregoi se kanceri i gjirit në veçanti, përhapet më shpejt kur pacientja është duke fletur.

Zbulimi mund të ndryshojë shumë në mënyrën si kanceri diagnostifikohet dhe trajtohet në të ardhmen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]