Për të reduktuar efektet e dëmshme të qëndrimit ulur ajo që specialistët këshillojnë është një shëtitje e lehtë pesë minutëshe, çdo gjysmë ore.
Për këtë, një grup studiuesish morën 11 të rritur të shëndetshëm, të moshës së mesme dhe të moshuar që të uleshin në laboratorin e tyre për 8 orë, që përkon me një ditë standarde pune. Këtë e bënë për një javë rresht, ku secilën ditë eksperimentin e praktikonin në forma të ndryshme.
Në një ditë pjesëmarrësit lëvizën shumë pak gjatë 8 orëve, në një ditë tjetër ecnin për një minutë çdo gjysmë ore, një ditë tjetër lëvizën nga 5 minuta çdo orë dhe një tjetër ditë ecën nga 5 minuta çdo gjysmë ore.
Qëllimi ishte të gjendej koha e saktë e lëvizjeve për të shmangur rreziqet që mund të vinin nga qëndrimi i gjatë ulur, siç janë nivelet e sheqerit në gjak apo sëmundjet e zemrës.