fbpx

Qeveria: 60% e popullatës mbi 18 vjet kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar numrat e personave të vaksinuar me vaksinën anti-Covid.

Sipas qeverisë, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 60.01% e popullatës mbi 18 vjet.

Ndërkohë 66% e popullatës janë vaksinuar së paku me një dozë.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka filluar më 30 mars të këtij viti.

Së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të fillojë edhe vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]