Lëvizja Vetëvendosje sot do të humbë edhe votën e 61-të. Deputetja e kësaj partie, Drita Millaku sot pritet të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, siç mëson Gazeta Express.
Zyrtarizimi pritet të bëhet në një ceremoni në LDK ku lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, mirëpret Millakun në partinë më të vjetër në Kosovë.
Së fundi, nga kjo parti është larguar Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.
Ndërsa deputeti tjetër në të cilin VV vështirë se mund të llogarisë është Fitim Uka. Ai në janar të këtij viti kishte thënë se nuk do të kandidojë më si deputet në shenjë proteste.
“Kam thënë që është protestë, sepse kështu di të protestoj. Nuk kandidoj më për deputet”, pati thënë ai për Express.
Pas largimit të Korenicës e Rrahmanit, shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, para tri ditëve tha se nuk e sheh problematike kalimin e projektligjeve.