fbpx

Qytetarëve të diasporës nuk iu lejohet votimi në Kosovë, hiqen nga lista e votuesve

nga Revista Kosovarja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), është deklaruar lidhur me qytetarët e diasporës që janë nisur të votojnë në Kosovë.

Të gjithë mërgimtarët që janë të regjistruar për të votuar në vendet ku jetojnë jashtë Kosovës, nuk do të kenë mundësi të votojnë në Kosovë, pasi është e rregulluar që personat që janë regjistruar jashtë vendit për të votuar, hiqen nga lista e votuesve në Kosovë.

“Kjo çështje është qartësuar me Rregullën Zgjedhore për votimin jashtë Kosovës. Aty precizohet se KQZ-ja duhet ta përpilojë listën votuese jashtë Kosovës e cila përmban të dhënat e atyre votuesve që me sukses janë regjistruar për votim jashtë Kosovës dhe t’i largojë emrat e tyre nga lista e votuesve që përdoret në vendvotime”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]