fbpx

Qyteti shqiptar dekoron me mirënjohje prindërit e yllit ndërkombëtar Rita Orës

nga Revista Kosovarja

Ulqini është vendi i preferuar i familjes Ora, të cilët çdo verë ndajnë disa ditë për të pushuar në qytetin shqiptar të Malit të Zi.

Vera dhe Besimi, prindërit e Ritës keto ditë ndodhen në Ulqin ku dhe kanë takuar kryetarin e kësaj komune, Aleksandar Daboviç.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Daboviç shihet teksa iu ka dhuruar një mirënjohje të veçantë çiftit Sahatçiu – Ora, teksa edhe kanë arritur edhe një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që t’iu ofrohet një mundësi e mirë promovimi e Ulqinit edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

“Sot mirëprita mysafirët special të qytetit tonë, prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Orës, Verën dhe Besnikun. Gjatë një bisede të këndshme dhe miqësore kemi rënë dakord që Ulqini është një qendër rajonale turistike me potenciale të jashtëzakonshme turistike. Çifti Ora u shpreh i gatshëm ta ndihmojë Ulqinin në promovimin e tij edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit Vera dhe Besnik Ora” ka shkruar Kryetari i Ulqinit në Instagram.

Familja Ora prej vitesh ata posedojnë një vilë luksoze në lumin Buna, në të cilën kalojnë pushimet prindërit e Ritës por edhe vet këngëtarja.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]