fbpx

Ra nga lartësia e pallatit dhe humbi jetën, arrestohen dy persona për vdekjen e 60-vjeçarit

nga Revista Kosovarja

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi një 60-vjeçar ra nga lartësia e pallatit në të cilin po punonte, duke humbur jetën në vendin e punës.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në në lagjen “Uji i Ftohtë”, sakaq viktima është një shtetas me inicialet A. P., shkruan Top Channel.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë arrestuar shtetasin M. H., 70 vjeç, bashkëpronar i pallatit që po ndërtohej, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.

Si dhe A. K., 53 vjeç, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat. 53 vjeçari u arrestua për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]