fbpx

Rama nderon ish-presidentin Rugova: Njeriu që vuri themelet e shtetit

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka përkujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugovën, në 18-vjetorin e vdekjes.

Rama tha se Rugova ishte njeriu që vuri themelet e Kosovës, dhe është figura e veçantë e popullit.

“Në 18 vjetorin e vdekjes, nderuam figurën e veçantë të popullit tonë, njeriun që vuri themelet e shtetit, paqësorin, presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më tutje ai tha se Rugova si një udhëheqës i mençur dhe i qetë, i udhëhoqi përmes sfidave të mëdha, duke ruajtur shpresën për ndërtimin e një Kosove të pavarur.

“Si një udhëheqës i mençur dhe i qetë, ai na udhëhoqi përmes sfidave të mëdha, duke ruajtur gjithmonë shpresën për ndërtimin e një Kosove të pavarur. Vepra dhe kontributi i jashtëzakonshëm do të mbesin përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona”, shkroi Rama.

https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/687477580215423?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]