fbpx

Rama ngushëllon familjen e 30-vjeçarit që vdiq pasi e zuri lisi

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se me keqardhje mori lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot kryeqytetin.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë”, shkroi ai në Facebook.

“Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]