fbpx

Rama për shtrenjtimin e tarifës startuese: Taksi është një aspekt i luksit

nga Revista Kosovarja

Prishtinasit ankohen për shtrenjtimin e nisjes së taksive, thonë se çmimet janë të papërballueshme

Te çmimi i vozitjes tanimë është një shifër e plotë. 2 euro do të kushtojë rruga e qytetarëve në Prishtinë për 1 kilometër e gjysmë.

Ky çmim u shtrenjtua për 50 centë, menjëherë pas shtrenjtimit të naftës. E kjo situatë po shkakton pakënaqësi tek klientët.

Shumë prej qytetarëve thonë se tash e pas s’do të përdorin taksi.

Ky vendim u miratua nga vetë komuna e Prishtinës, e cila e rregulloi çmimoren e transportit urban.

Kryetari Rama tha se taksi është luks dhe çmimet nuk kanë ndryshuar për një kohë të gjatë.

Për këtë vendim është përgjigjur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili është i mendimit se taksi nuk është edhe aq i nevojshëm për të gjithë.

Video nga minuta 04:50.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]