fbpx

Rama publikon foto me Osmanin: Për të tashmen e të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar tri fotografi nga takimi që e pati në Tiranë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Tama shkroi se marrëdhënia Kosovë-Shqipëri është “e patjetërsueshme”.

“Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”, shkroi Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/860413088787687?ref=embed_post

Osmani sot nisi vizitën dyditore në Shqipëri. Paradite ajo u prit nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj me nderime të larta shtetërore. Pasoi një takim mes të dy presidentëve dhe një konferencë e përbashkët për media.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]