49
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotoalbumin e ditës nga takimi i Komunitetit Politik Evropian i cili po mbahet në Granada të Spanjës.
Në këtë fotoalbum, Rama publikoi foto edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën u pa i përqafuar.
Përveç me Osmanin, Rama publikoi edhe fotografi të tjera krah liderëve evropianë, si kryeministri britanik, Rishi Sunak, presidenti francez Emmanuel Macron e figura të tjera.