fbpx

Rama: Vendimi për pezullimin e punimeve në ‘Rrugën A’ u mor nga motra e Fitore Pacollit bazuar në interesa politike

nga Revista Kosovarja

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale për pezullimin e projektit të ndërtimit në “Rrugën A” ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Rama në reagimin e tij po thotë se ky vendim është i bazuar plotësisht në interesa politike dhe grupe të interesit të cilat me çdo kusht po përpiqen të bllokojnë transformimin e Prishtinës.

Ai tutje ka deklaruar se ky vendim është marrë nga motra e deputets së VV-së, Fitore Pacolli, gjyqëtarja Vlora Pacolli.

“Megjithëse nuk jam i prirur që të komentoj vendimet e gjyqësorit, në rastin konkret, nuk ka asnjë logjikë të vendoset masë e përkohshme në kundërshtim me interesin publik dhe ndaj një projekti që ndërlidhet edhe me mbrojtjen e jetës e shëndetit të mijëra qytetarëve të lagjes “Mati”, “Kalabria” dhe “Prishtina e Re”, të cilët me vite të tëra po vuajnë nga kundërmimi për shkak të mungesës së kolektorit. Andaj, shpresoj se Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale nuk do të lejojnë cenimin e interesit publik për interesa të ngushta dhe inate politike” ka deklaruar Rama.

Ai ka kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik si palë direkte në këtë procedurë që të ankohet ndaj këtij vendimi, pasi sipas tij, cenon interesin publik.

Reagimi i plotë:

https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/638024015160780?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]