fbpx

Rama viziton Skenderajn, Nura e falënderon për ndihmën

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur të premten në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Perparim Rama dhe nënkryetaren Donjeta Sahatçiu, me të cilët ka diskutuar për gjendjen aktuale pas përmbytjeve të javës së kaluar, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare, biznese dhe në bujqësi.

Të dy kryetarët kanë vizituar lagjen “Murtezaj” në qytet, një nga më të goditurat e vërshimeve, ku kanë parë nga afër pasojat e fatkeqësisë.

Kryetari Nura e ka falënderuar kreun e kryeqytetit, për ndihmën që ka ofruar për Drejtorinë e Arsimit, gjatë përmbytjeve, ndërsa ka shtuar se Komuna e Skenderajt mirëpret çdo mbështetje, për të kaluar këtë situatë pas përmbytjeve, me sanimin e dëmeve dhe kthimin e normalitetit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]