fbpx

Ramë Lahaj i del në mbështetje Belginit: Edhe unë u paragjykova se isha “katunar”

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i Fushë Kosovës, Belgin Jashari ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, për shkak të sulmit që u bë ndaj tij.

Rreth kësaj situate, ditën e sotme ka reaguar edhe tenori Ramë Lahaj, ku ka thënë se e ka përcjellë me shumë vëmendje këtë ngjarje.

Ai ka thënë se Belgini ka një personalitet të fortë një e ardhme e sigurt po e pret pasi sporti don karaktere të tilla.

”Ofendimet që t’i bajnë ku do që shkon, ti i the se I kthen n’forcë për nji performancë edhe ma t’mirë.Belgin, këto janë tipare të personaliteteve të forta me nji të ardhme t’sigurt. Sporti don karaktere t’tilla.” ka shkruar ai.

Tutje Lahaj ka thënë se futbollisti ia kujton veten në fillimet e karrierës ku u gjykonte si ”katuar”.

”Kur e nisa rrugën teme n’profesion, n’fillim u paragjykova se isha “katunar”.Mandej, pse s’kisha pasë ku me mësu për artin n’zonen ku jam rritë, u cilësova si i pa ditun e i pa talentuem prej disave që e quejnë veten profesorë.Krejt ato m’banë veç edhe ma të fortë.” ka shkruar tenori.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]