fbpx

Ramë Lahaj takohet me Përparim Ramën, dakordohen për rëndësinë e krijimit të infrastrukturës për komunitetin artistik

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka prit në takim tenorin e njohur kosovar, Ramë Lahaj.

Në një postimi në ‘Facebook’, Rama tha se u dakorduan për rëndësinë e krijimit të infrastrukturës për komunitetin artistik.

Ndërsa krahas statusit, i pari i Prishtinës bashkangjitur po ashtu disa fotografi nga ky takim.

“Takim fantastik me Rame Lahaj sot në Komunë. U dakorduam për rëndësinë e krijimit të infrastrukturës mëse të nevojshme për komunitetin artistik”, ka shkruar Rama në status.

Ndryshe, kujtojmë që menjëherë pas fitores që Ramës në Prishtinë, tenori me renome botërore e kishte uruar duke e quajtur mik të shtrenjtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]