fbpx

Ramiz Lladrovci bashkë me familje voton në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka votuar në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë së bashku me familjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Lladrovci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Po, votuam, është votë për Shqipërinë, për shqiptarët, për vlerat më të mira të demokracisë, respektimin e ligjit, për perspektivën e saj brenda kombeve më të përparuara. Gëzuar”, shkroi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]