fbpx

Raporti i MSh-së për Covid-19, asnjë vdekje dhe 32 të infektuar brenda 24 orëve

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për Covid-19.

MSh ka njoftuar se në 24 orët e fundit 32 qytetarë janë infektuar me Coronavirus.

Raporti i plotë:

29 Mars: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 272 doza të vaksinës kundër COVID-   19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.821.540 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.870 doza përforcuese dhe doza të treta

të vaksines kundër COVID-19.

Nga 969 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin

COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të

shëruarve është 223.684.

Në total numri i rasteve aktive është 593.

➡Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]