“Për’Puthen” po vazhdon me sezonen e tretë të transmetimit.
Ngjarje të shumta dhe konkurrentë të ndryshëm janë pjesë e këtij spektakli
Ndërsa dje në media ka qarkulluar lajmi se konkurrenti i “Për’Puthen”, Mevlani, paguhet për pjesëmarrje në këtë spektakël.
E pas kësaj ka reaguar edhe autorja e këtij emisioni Olsa Muhameti.
Sot ajo përmes një “InstaStory” ka dematuar lajmin duke e quajtur si të pavërtete.
“Lajm i rremë, harroje, askush nuk paguhet në “Për’Puthen” shkroi ajo.
Kujtojmë se Mevlanm Shaba ishte protagonist i këtij emisoni edhe në sezonen e kaluar.