fbpx

Raportohet për dhunim të dy vajzave: Njëra në Malishevë, tjetra në Gjakovë

nga Revista Kosovarja

Dy vajza dyshohet të jenë dhunuar dje, nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, shkruan IndeksOnline.

Rasti i parë është raportuar në Malishevë, në mesditë. Policia thotë se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“I dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”, deklaron policia.

Ndërkaq, rasti i dytë dyshohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:00, në Gjakovë.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Rasti është duke u hetuar”, thotë policia.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]