14
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në qytetin e Kaçanikut, ku cak i bastisjes ka qenë një lokal që merrej me shitjen e barnave popullore.
Sipas Indeksonline, në aksion kanë marrë pjesë Njësia Speciale, të cilat kanë bastisur lokalin në orët e paradites.
Policia nuk ka dhënë ende informacione zyrtare për rezultatet e bastisjes, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje për këtë rast.