fbpx

Rast i rëndë në Podujevë, qeni sulmon fëmijët në shkollë, gjashtë nxënës përfundojnë në spital

nga Revista Kosovarja

Një rast jo i zakonshëm, por i rëndë, ka ndodhur paraditen e sotme në shkollën e mesme “Fan Noli” të Podujevës.

Bëjnë të ditur se një qen agresiv ka sulmuar disa nxënës në oborrin e shkollës.

Madje qeni i cili me shumë gjasë i ka ikur pronarit ka arritur të futet edhe në objektin e shkollës.

“Po është rast i vërtetë. Gjashtë fëmijë janë kafshuar nga qeni, ndërsa dy të tjerë kanë lëndime duke tentuar të shmangin sulmin nga kafsha. Fëmijët e kafshuar janë dërguar në Infektive dhe kanë marrë vaksinën kundër infektimit” thuhet në përgjigjen e emergjencës, Indeksonline.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]