fbpx

Rasti tragjik në Klinë, reagon Gold AG: Këtë djalë e pret baba dëshmorë, e juve që e vratë a ka kush ju pret?

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë (e enjte) nga të shtënat me armë zjarri në Klinë ka mbetur i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur, teksa lidhur me ngjarjen u arrestuan pesë persona.

Dyshimet e para për motivet e vrasjes kanë të bëjnë me një rrahje në Itali, ku pala e dëmtuar ua ka rrahur vëllain të dyshuarve.

Ndërkaq, nga pesë të arrestuarit, katër janë vëllezër dhe tjetri është xhaxhai i tyre.

Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta dhe një prej tyre së fundmi e ka bërë edhe reperi Gold AG.

“Me çu njërin prej Iftarit e me vra nuk më ka bërë vaki ndonjëherë me dëgju. Cili do që të jetë motivi është jashtë çdo norme njerëzore. Ngushëllime familjarëve dhe gjithë atyre që e njohën këtë djalë dëshmori, e ata që e vranë e marshin dënimin e merituar në të dy botët”, u shpreh ai.


“Këtë djalë paska kush e pret në botën tjetër, baba dëshmorë. Po juve që e vratë a ka kush që ju pret? Tmerr”, vazhdoi më tej artisti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]